Atletico Madrid ka arritur të sigurojë titullin e 11 të “La Liga-s” në histori, të dytin me në krye Diego Simeone-n.

Ky i fundit, pas fitores dramatike 2 me 1 kundër Real Valladolid, që i siguroi dhe fitoren e trofeut Atletico-s është ndalur në një prononcim të shkurtër për mediat vendase.

Ai e ka nisur fjalën me një përkujtim e nderim për viktimat që kanë humbur jetën ndaj pandemisë, ndërsa shtoi, se ky sezon ka qenë mjaft i vështirë për ta.

”Ka qenë një vit shumë i vështirë. Me miq dhe tifozë që humbën jetë nga pandemia. Këtë vit të fitonim titull është ndryshe.
”Ishte një vit ndryshe për objektivat tonë, për punën tonë. Sot bota është në një situatë shumë të vështirë dhe shpresoj t’u kemi dhënë lumturi fansave”, tha Simeone.

Vlen për t’u përmendur se java e fundit ishte përcaktuese për fituesin e titullit kampion në Spanjë. Në garë ishin dy ekipet e kryeqytetit Atletico Mardid dhe Real Madrid.

“Los Colchoneros” ishte më e favorizuar për të fituar sfidën, pasi i duhej vetëm një fitore, ndërsa Real Madrid, shpresonte në një hap fals të Atletico-s për të siguruar titullin kampion për të dytën herë radhazi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb