Një adoleshente britanike ka treguar eksperiencën e saj, ku u sulmua nga një krokodil në lumen Zambezi në Zambia. Amelie Osborn-Smith, ka thënë për mediat vendase se po vuan atake të shumta paniku dhe ankthe që pas sulmit nga zvarraniku. Ajo tashmë ndodhet në spital, në gjendje të rënduar, por jashtë rrezikut për jetën.

E reja ka rrëfyer me detaje atë situatë të rënduar për të.

“Nuk mendon aspak në atë situatë. Shikon tërë jetën që të kalon përpara syve dhe truri thjesht është në mbingarkesë. Di të them tani që jam me shumë fat që jam ende gjallë”, tha britanikja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb