Ish-banorja e “Big Brother VIP” dhe këngëtarja Xheisara u përfol shumë pas hyrjes së saj në garë për shkak të disa thashethemeve dhe dyshimeve që fliteshin lart e poshtë për të.

Një ndër ngjarjet që u komentua më shumë në mediat rozë, ishte aludimi se këngëtarja ishte pikërisht shkaku i ndarjes së Romeo Veshajt nga Jonida Maliqi.
Lidhur më këtë situatë, Xheisara ka reaguar për herë të parë për News24 në ‘Fitstation’ me Çenkuela Hasën duke thënë se me Romeon nuk kanë patur ndonjëherë ndonjë gjë, ndërkohë që e ka takuar pas daljes nga “BB VIP” si porosi të Donaldit.
“Jam robi që kam më shumë skandale. Unë me Romeon nuk kam asnjë gjë, e kam shumë xhan atë djale, është shumë i mirë dhe e respektoj shumë. E kam takuar pas daljes sime nga Big Brother. Donaldi më tha ma ta tako Romeon dhe unë absolutisht që do takoj Romeon meqë m’u dha rasti. Por që e kam xhan, është djalë i mirë dhe nuk kam pasur kurrë asnjë lloj raporti’’, u shpeh këngëtarja.

Ndër të tjera, Xheisara foli edhe për planet e saj lidhur me karrierën muzikore dhe këngët e reja, duke thënë se ka në plan disa surpriza të bukura, ku theksoi edhe se do të dëshironte të bashkëpunonte me këngëtaren e njohur Aurela Gaçe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb