Autoritetet policore në Rusi kanë arrestuar një aktore të filmave për të rritur, e cila u zhvesh dhe realizoi një foto me katedralen e Kremlinit në sfond.

20-vjeçarja e njohur ne rrjet si Rita Fox, thotë se u dënua për “huliganizëm” pas zemëratës së gjerë në rrjet për imazhet e postuara në llogaritë e saj sociale, ku shiheshin monumentet
e famshme të Moskës.

Ajo thoshte për ndjekësit e saj në Telegram: “Jam burgosur për 14 ditë. Më kanë dënuar për huliganizëm të rangut të vogël, sipas akuzës së shkruar”.
Por autoritetet ruse ende nuk kanë konfirmuar arrestimin e saj.
Rasti i Ritës nuk është i vetmi teksa disa ditë më parë edhe një çift “influencuesish” të rrjetit e panë veten në telashe për imazhe imorale para objekteve të njohura publike në Moskë.

Aktorja ishte frymëzuar për veprimet e saj nga modelja e Instagram, Anastasia Chistova e cila shkaktoi zemërim javës që shkoi kur me të dashurin bënin poza provokuese para një katedraleje në Sheshin e Kuq, raporton rrjeti Ren TV.

Dyshja mori një gjobe te konsiderueshme.

Imazhet tregonin modelen duke simuluar veprime seksuale me të dashurin teksa mbante veshur një xhaketë policie.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb