PARIS-Në momentin kur dy vëllezerit Cherif dhe Sadi Kouachi hynë në shtypshkronjë, 27-vjecari Lilian Lepere u fsheh në një kuti kartoni dhe sinjalizoi policinë për cdo lëvizje të pengamrrësve. Personat më të kërkuar të Francës, autorë të vrasjeve në redaksinë e së përjavshmes, ‘Charlie Hebdo’ nga pengmarrës u kthyen në prenë e Lepere, i cili i tregoi policisë ku ndodheshin vëllezërit franko-algjerianë, veprimet dhe fjalët e tyre në cdo minutë të 6 orëve që zgjati makthi në brendësi të shtypshkronjës në Dammartin-en-Goele, zonë tepër e njohur industriale.
Kështu sipas rrëfimit të tij, Said dhe Cherif Kouachi nuk vdiqën si martirë, por si frikacakë.

Në asnjë cast ata nuk e mësuan dot se trupave speciale po u dërgonte dikush informacion nga brenda për çdo lëvizje të tyre. Nga brenda, Lepere u dërgonte informacion policëve për vendndodhjen e terroristëve dhe për strukturën e godinës.

Për më shumë se gjashtë orë, dizajneri u dha atyre informacione kyçe, derisa situata përfundoi me vrasjen e terroristëve.

Ata dolën nga shtypshkronja duke qëlluar, por u vranë nga forcat speciale.

Leper doli i paprekur nga kjo situatë e vështirë. Ai është dërguar për një ekzaminim psikologjik pas këtij tmerri që ka përjetuar.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb