Ndeshja e raundit të dytë në grupet e Europa League, Arsenal-PSV, e përcaktuar fillimisht për t’u luajtur me 15 shtator do të luhet më 20 tetor, duke nënkuptuar që takimi mes Arsenal dhe Manchester City në Premier League do të zhvendoset në një datë tjetër.

Arsyeja e shtyrjes së ndeshjes së “Topçinjve” të Londrës në Europa League kishte të bënte logjistikën, më saktë me kapacitet njerëzore (forcat e rendit), teksa UEFA konfirmoi që nuk mund të sigurohet mbarëvajtja e ndeshjes për shkak të angazhimit te policisë në funeralin e Mbretëreshës.

Si rezultat, dueli mes Citizens dhe Arsenalit, që pritej me interes të madh nga ana e publikut, do të luhet në një datë të dytë, që ende nuk është përcaktuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb