Është ulur në mënyrë të ndjeshme numri i personave të vdekur nga koronavirusi në Itali.

Në 24 orët e fundit, kanë ndërruar jetë nga Covid-19 në shtetin tonë fqinj, 165 persona.

Numri total i viktimave nga virusi vdekjeprurës në Itali deri tani është 30 560 individë.

Numri i të prekurve me koronavirus në të gjithë Italinë deri tashmë ka shkuar në 219 070 persona.

Numri total i të prekurve në mbarë botën është gati 4.2 milionë persona, kurse të vdekurit nga koronavirusi janë mbi 281 mijë njerëz.

(d.xh/ Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb