TIRANE

Kreu i PD, Lulzim Basha thotë se kryeministri Edi Rama dhe kreu i Bashkise se Tiranes Erion Veliaj firmosën për të zhvendosur shtratin e Lanës dhe për të prishur shtëpitë e mbi 200 familjeve tek Unaza e Re, pasi do pastrojnë 60 milion euro të krimit me anë të ndërtimeve që sipas tij do ndërtojë Edmond Bego, i akuzuar për trafik droge.

Basha ka publikuar edhe videon në Twitter, ku shihet sipas tij zhvendosja e shtratit të Lanës për t’i hapur rrugë këtij projekti.

Statusi i plotë:

Rama dhe Veliaj firmosën për të zhvendosur shtratin e Lanës dhe për të prishur shtëpitë e mbi 200 familjeve! Këtë e bënë vetëm që t’i hapin rrugë projektit të mikut të tyre trafikant droge, ku do të pastrohen 60 milion euro të krimit. Ndaj ata nuk e duan Vetingun në politikë!

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb