Rreth 8,3 milionë refugjatë mund të largohen nga Ukraina.

Komisioneri i Lartë të Kombeve të Bashkuara për refugjatët (UNHCR) ka njoftuar se 5,2 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina  që nga e hëna.

“UNHCR dhe organizatat partnere kërkojnë 1,85 miliardë dollarë për të mbështetur në vendet fqinje”, ka bërë me dije zëdhënësja e UNHCR Shabia Mantoo.

Duke folur në Gjenevë , Mantoo tha se synohet që në këtë mënyrë të sigurohet ndihmë humanitare në kohë për refugjatët që ikin nga Ukraina .

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: