TIRANË

Deputeti i opozitës në Kuvend, Myslim Murrizi, në fjalën e tij në parlament, deklaroi se urdhri ekzekutiv i lëshuar nga presidenti amerikan Joe Biden e ka gëzuar pa masë.

Murrizi tha se shpreson që ky urdhër ekzekutiv të pasohet edhe me dy të tjerë, duke shtuar se shkarkimi i sotëm i presidentit do jetë limonadë para ngjarjeve që do të ndodhin në vend.

“Kanë thënë se Meta ka bërë shkelje të rëndë. Kushtetuesja do e përcaktojë sesa e rëndë është shkelja e presidentit. Ne nuk jemi parlamenti i largqoftit, që jepte urdhër të pushkatohet Beqir Balluku, Petrit Dume etj. Metën e kanë akuzuar si hajdut për florinjtë e Kërrabës. Më 2009, nisët ta kallëzonit për videon me Priftin, ndërsa ata thanë se Meta është i pastër.

Më 2013, ju e morët në krahë. Basha thoshte se Meta është streha e fundit e maskarenjve. Sa jam kënaqur mbrëmë me urdhërin ekzekutiv të presidentit Biden, edhe pse nuk kam qenë tifoz i tij. Nëse rras edhe dy urdhëra të tjera ka për të më bërë tifoz me zor. Shpresoj shumë që të njëjtën gjë të bëjë edhe BE-ja, që të mos gjejnë vrimë miu ku të futen hajdutët e 30 viteve politikë, që dërdëllisin sikur i shpallin luftë imagjinare njëri-tjetrit dhe vjedhin para publike bashkë. Shkarkimi do jetë limonatë para ngjarjeve që do ndodhin në Shqipëri”, tha Murrizi.

Myslim Murrizi vlerësoi se Meta ka arritur gjithçka ka dashur në karrierën e tij politike.

“Kur t’i shikosh të veshur dhe të zhveshur në hotele në Londër, por mund t’i shikosh edhe të korrin jonxhë në Çermë. Si zog ta shikoni se do shkojnë tek  Meta çfarë donte e ka arritur. Madje, edhe Berisha, edhe Nano nuk i kanë arritur ata që ka arritur ky president.   Edhe nëse Meta është siç thonë këta, duhet ta thonë këta, sepse këta e ndajnë se kush është burrë e kush nuk është burrë. Uroj dhe shpresoj që drejtësia e re, të bëjë atë që Amerika po inicion me deklarata, është kamxhik për drejtësinë shqiptare, që çfarë thonë ata, të mund të bëhet realitet. Unë uroj që të ketë më shumë nga drejtësia e re. Pesë individë, që kanë turma me vete, do vjellin një për një çfarë kanë marrë. Nëse unë do kisha gjë në dorë, do shkarkoja shumë të tjerë”, u shpreh Murrizi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb