Inxhinierja e njohur Luljeta Bozo, e ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, foli për urdhrin e inxhinierit.

Bozo tha se urdhri disiplinon shumë dhe se nga ky vendim përfiton shteti dhe publiku. Sakaq ajo tha se vetë profesionistët duhet të vihen në kushte të barabarta, pasi diferencimin e tyre e bën tregu i punës.

“Urdhri disiplinon shumë. Urdhri nuk shmang dëmtimin e tërmetit. Urdhri garanton që inxhinierët e regjistruar janë brenda rregullave. Nëse ai inxhinier i zbaton rregullat kryesore, dëmet do jenë shumë të vogla.

Është i domosdoshëm që të dalë urdhri i inxhinierit. Çdo ligj bëhet që të fitohet dikush. Kush po përfiton? Publiku, që mund të jetë shtet ose privat. Janë inxhinierë profesionistë që do të punojnë në përputhje me përgjegjësitë ligjore dhe ato etike. Vetë profesionistët vihen në kushte të barabarta. Diferencimin e bën tregu. Së treti përfiton shteti, pasi një profesionist quhet i tillë nëse bëhet pjesë e urdhrit. Shteti përfiton pasi ka mundësi ti tatojë sipas punës që bën.

Shteti ka një përfitim të madh pasi kur do i duhet një mendim i kualifikuar do mund ti drejtohet urdhrit. Faza e parë është leja e ndërtimit, projektimi, pastaj vjen zbatimi, më pas bëhet dorëzimi i projektit te ai që ka bërë porosinë. Kush janë këta profesionistë? Ndaj është urdhri i profesionistëve”, u shpreh inxhinierja Bozo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb