Presidentja e Komisionit Evropian (KE) Ursula von der Leyen mund të bëhet Sekretare e Përgjithshme e NATO-s, shkruan gazeta italiane La Repubblica.

Edhe pse Ursula von der Leyen pret të rizgjedhet në postin e saj, në të njëjtën kohë, ajo po shqyrton gjithashtu një plan “B”: të bëhet Sekretare e Përgjithshme e NATO-s.

Sekretarit aktual të Përgjithshëm Jens Stoltenberg i skadoi mandati vitin e kaluar, por u vendos që të zgjatej. Formalisht, arsyeja ishte fillimi i luftës ruse në Ukrainë, por faktori kryesor ishte se vendet anëtare të NATO-s nuk kishin një mendim të përbashkët për kandidatin e ri, shkruan gazeta.“Presidenti i SHBA-së Biden ka sinjalizuar prej kohësh se ka ardhur koha për gruan e parë sekretare të përgjithshme të Aleancës. Von der Leyen ka përvojën për të përmbushur këtë rol, pasi ka qenë më parë ministre e mbrojtjes së Gjermanisë”, thuhet në artikull.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb