Më shumë se 4,000 njerëz janë shtruar në spital në tre ditë në Uzbekistan për shkak të sëmundjeve të shkaktuara nga vala e vazhdueshme e të nxehtit që nga 17 korriku, tha të mërkurën shërbimi i shtypit i Ministrisë së Shëndetësisë të Uzbekistanit.

Vala rekorde e të nxehtit në vendin e Azisë Qendrore me një klimë ekstreme kontinentale pritet të vazhdojë gjatë gjithë javës dhe të arrijë në 45 dhe 47 gradë Celsius në pjesën jugore dhe zonat e shkretëtirës së vendit.

Vapa ekstreme përbën një kërcënim për shëndetin e njerëzve me sëmundje kronike, tha ministria, ndërsa këshilloi njerëzit që të mos dalin jashtë gjatë ditës nëse nuk është e nevojshme, të pinë më shumë lëngje, të shmangin ushqimet e yndyrshme dhe të hanë më shumë fruta dhe perime.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb