BRITANI-Një vajzë 6 vjeçe e gjysmë i dorëzoi lule mbretëreshës Elisabeth në shenjë respekti, por mori si shpërblim një shpullë nga roja.

Ngjarja ndodhi në Millenium Stadium të Cardiff, dhe ka si protagoniste të voglën Maisie, e cila bëri dhe një përkulje në respekt të mbretëreshës.

Pasi merr lulet mbretëresha Elisabeth largohet dhe roja ngre dorën për ta respektuar por qëllon me shpullë vajzën e vogël të cilës nga forca i bie dhe kapelja.

Video është xhiruar nga kamerat, ndërsa roja mesa duket e ka qëlluar aksidentalisht, por ajo që bën më tepër përshtypje është fakti se asnjë nga të pranishmit nuk afrohet drejt 6-vjeçares që ta ndihmojë.

https://www.youtube.com/watch?v=FNGVHaN5aNU

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb