Ajo ka mbaruar studimet e larta në SHBA, në të njëjtin universitet ku është diplomuar kandidatja për presidente e SHBA, Hillary Clinton. Edhe pse nuk ka ende të drejtë vote në Amerikë, ajo shpreh hapur përkrahjen e saj për kandidaten demokrate. Bëhet fjalë për Gerta Malajn, vajzën e profesor Arben Malaj, Rektor i Universitetit “Luarasi”.

Në një komunikim nga SHBA gjatë emisionit “Studio e Hapur” ne “NEWS24” me gazetaren Eni Vasili, Greta Malaj ka treguar pse përkrah Hillary Clinton.

“Atmosfera është shumë e qetë, nuk është aq e ndezur. Unë jam në Boston, që njihet si vend shumë i qetë. Shumë persona këtu votojnë për Hillary Clinton, dhe nuk ka shumë konflikt. Unë nuk mund të votoj ende në Amerikë, por vlerat e mia janë shumë të lidhura me ato të Hillaryt. Nuk njoh ndonjë që mbështet Trump në këtë ambient ku jam unë. Vlerat e Clinton janë mjaft tolerante. Besoj se shumë shqiptarë e mbështetin atë. Por vota është e fshehtë dhe është shumë e vështirë të dish qëndrimet e secilit.
Në këtë universitet, sot në mbrëmje do të ketë një darkë të madhe. Ata që kanë studiuar në këtë universiteti do të fluturojnë nga gjithë vendet, për të pritur fitoren e Hillary-t. Ne shpresojmë që të fitojë”, tha Gerta.

Tashmë Gerta Malaj ndjek studimet master në Inxhinieri, por teksa tregon se është shumë e angazhuar me studimet, ajo shprehet entuziastë për faktin që është diplomuar në të njëjtin universitet ku ka studiuar edhe Hillary Clinton.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb