Vajza e Heidi Klum dhe Flavio Briatore është rritur. Leni, e cila prej disa vitesh ndjek hapat e mamasë në karrierën e modelingut, ka festuar ditëlindjen në xhirime. Në rrjetet sociale ajo ka postuar disa foto e rrethuar me tullumbace rozë dhe një tortë. Mes komenteve është edhe ai i Briatores i cili ka publikuar një sërë emocionesh me sy në formë zemre.

“Gëzuar ditëlindjen Leni. Të dua me gjithë zemër -shkroi mamaja Heidi bashkangjitur një video me fotot e së bijës – Vazhdo ta bësh dritë dhe të shkëlqeshë, gjithmonë dhe përgjithmonë.

Leni është vajza e parë, që modelja, e ka nga sipermarrësi italian, i cili edhe pse nuk e ka njohur kurrë zyrtarisht, ka një vlerësim dhe dashuri të madhe për vajzën: “E dua dhe jam krenare për të. Ajo nuk është vetëm e bukur, por e fortë dhe e pavarur, entuziaste për jetën”, tha Briatore së fundmi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Leni u rrit në Los Angeles nga nëna Heidi dhe Seal, por harmonia që është krijuar me të gjithë familjen e madhe është një shembull i shkëlqyer. Verën e kaluar ata kaluan disa ditë së bashku në Capri edhe me djalin Nathan Falco Briatore dhe Elisabetta Gregoraci. “Falco është i lumtur që ka një motër – tha Flavio në një intervistë për “La Repubblica” – Ne i treguar disa vjet më parë për Lenin dhe ai më tha se e dinte tashmë. Dy femijët ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

(Tgcom24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb