Frances Bean Cobain u martua me Riley Hawk. Vajza 31-vjeçare e Kurt Cobain dhe Courtney Love është martuar me djalin e Tony Hawk, ka konfirmuar Page Six.

Çifti u martuan në Los Angeles më 7 tetor, sipas TMZ. Agjencia raportoi të martën, më 24 tetor se çifti beri martesën në San Diego një muaj para dasmës së tyre.

Kumbari i Frances Bean, frontmeni i REM, Michael Stipe, thuhet se kreu ceremoninë martesore.

Dyshja besohet se janë bashkë që nga fillimi i vitit 2021, Frances priti deri në shkurt 2022 për të konfirmuar lidhjen e saj me Riley, 30, përmes Instagramit.

Pasi bëri “një vit pushim nga postimi”, ajo ndau një foto me skateboarderin profesionist.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Doja të ndaja disa momente të kapura/krijuara gjatë vitit të kaluar që më dhanë gëzim të madh”, shkroi Frances në atë kohë, duke shtuar se ajo po jeton momentin e tanishëm” si kurrë më parë.

Modelja ishte e martuar më parë me muzikantin Isaiah Silva nga viti 2014 deri në vitin 2017. Kur çifti u nda, ata u përfshinë në një betejë të gjatë ligjore për një nga kitarat e Kurt Cobain. Silva, 38 vjeç, mori instrumentin e këngëtarit të ndjerë Nirvana dhe e shiti në ankand për 6.01 milionë dollarë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb