DURRËS – Policia në Durrës ka dhënë detaje për ngjarjen e ndodhur në qendër të qytetit.

Mësohet se një vajzë është shtyrë nga një mashkull, duke u rrëzuar nga kati i dytë i një hoteli. Për pasojë, e reja ka marrë disa lëndime dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për Balkanweb se për ngjarjen është arrestuar 39-vjeçari nga Shijaku Ismet Zoto. Vajza që u shty është shtetase e huaj nga Venezuela.

Mësohet se të dy janë rrahur me njëri-tjetrin në dhomën e hotelit. Policia ka deklaruar se nuk dihet nëse burri e ka shtyrë fizikisht apo e ka dhunuar ose nëse vajza është hedhur vetë. Për rastin do të merret një përkthyes i licensuar, që të merret në pyetje vajza.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 14:40, në rrugë, në lagjen nr. 2, dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht shtetasi I. Z., 39 vjeç, banues në Shijak dhe shtetasja nga Venezuela, D. L., 22 vjeçe. Si pasojë janë dëmtuar lehtë të dy të përfshirët në konflikt, të cilët po marrin asistencë mjekësore në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të konfliktit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: