Zhaklin Lekatari, gazetarja dhe themeluesja e “Tabu.al”, blogut të vetëm në Shqipëri me përmbajtje seksuale ka dhënë në emisionin ‘Fitstation’ nga Çenkuela Hasa, një intervistë ndryshe për veten.

Zhaku nuk ka ngurruar të tregoi për vitet e fëmijërisë, jetën në Itali dhe rikthimin në Shqipëri.
Gazetarja tregoi për “News24” se nuk ishte në një marrëdhënie sentimentale prej një kohe të gjatë, pa lënë pas dhe kritikat për sjelljen e djemve dhe vajzave shqiptare në çift!

“Vërejtje kam për të dyja gjinitë, e para është komunikimi, kultura dhe edukimi. Një lloji mungese e elegancës. Barazia gjinore nuk do të thotë që një burrë duhet të humbasë elegancën apo sharmin për të bërë për vete apo joshur një grua. Fakti përshembull që unë flas për edukimin seksual nuk do të thotë do që unë jam e gatshme të kryej marrëdhënie seksuale me këdo, unë nuk vuaj në gjetjen e një partneri.

“Tabu” nuk është ditari i rrëfimeve të mia personale, sigurisht ka nga eksperienca ime personale, por ai është ditari i të gjitha grave. Një lloji harbutërie dhe një lloji agresiviteti dhe mungese të kulturës, se kultura të bën të jesh tolerant, të dëgjosh tjetrin dhe të mundohesh ta kuptosh. Këto janë ato që s’më pëlqejnë. Të dyja gjinitë e kanë këtë.

Ndërsa në marrëdhëniet në çift vajzat shqiltare janë kontrolluese, obsesive, të pasigurta. I kontrollojnë tepër të dashurit e tyre, shndërrohen në ‘qen kufiri’, e njëjta gjë ndodh edhe me djemtë. Janë marrëdhënie tepër obsesive”- u shpreh Zhaku!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb