Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka kërkuar nga BE dhe vendet anëtare që 5% të dozave që kanë për vaksinën ndaj COVID-19 t’i ndajnë me Ballkanin Perëndimor.

Sipas Zaev, dozat që vijnë tashmë në vendet e rajonit janë të pamjaftueshme dhe pritet një solidaritet nga BE.

Nga ana tjetër Zaev thekson se përveç COVAX që pritet t’i japë Maqedonisë së Veriut 800 mijë doza këtë vit të vaksinën, negociata ka edhe me Kinën për 200 mijë doza.

‘’Ne kërkuam të paktën 5% të asaj që kanë vendet anëtare, ta ndajnë me Ballkanin Perëndimor, dhe vaksinimi të mund të vazhdojë pa ndërprerje në vendet anëtare të BE-së, dhe do të mbërrijë edhe dërgesa e dytë, dhe ndërkohë do të kenë solidaritet me vendet e Ballkanit Perëndimor. Unë me të vërtetë pres të shoh solidaritetin e BE-së, këto ditë, sepse është një nga mënyrat më të sigurta për të marrë vaksinën që në janar’’,- tha Zaev.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: