Me programin e vaksinimit, i cili po përparon në mënyrë të ndjeshme në shumë vende të botës, duket tashmë se të dhënat epidemiologjike po përmirësohen, ndërsa indeksi i transmetueshmërisë është duke rënë në mënyrë të ndjeshme.

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), nga janari në shkurt ulja e infeksioneve të koronavirusit është e madhe.

Rastet e koronavirusit pothuajse u përgjysmuan, në veçanti, nga janari në shkurt. Një numër i konsiderueshëm, më shumë se 5 milionë raste u raportuan në javën e parë të janarit, nga 2.4 milion javën e kaluar.

OBSH shprehet se vaksinimi ka ndikuar për mirë në pakësimin e rasteve me Covid dhe në vdekshmëri, por rekomandon njerëzit, që sidoqoftë, për arsye të siigurisë personale, të respektojnë rregullat ndaj koronavirusit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb