TIRANE-Kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako deklaroi ne emisionion ‘Opinion’ se personazhi i dosjes së përgjimit të grupit ‘Avdylaj’ , i njohur si Niçja është një qytetar i Durrësit.

Dako tha se çdo komunikim me të ka ardhur për shkak të angazhimit të fushatë dhe takimeve me qytetar të ndryshëm. Kryebashkiaku tha se nuk mbaj mend mirë datën dhe kohën e takimit me të.

“Niçja është një qytetar i Durrësit që është kapur me të cilin kam folur. Në çdo fushatë kur mbaron takimi elektoral unë falënderoj njerëzit. Unë kontaktoj me ta, u çoj letra falendërimi. Kurse Astriti është i vëllai i Niçes.”- tha Dako.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb