Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka shprehur ngushëllimet familjes së mësuesit 47- vjeçar nga Pogradeci që ka ndërruar jetë sot tek COVID-2 pasi u infektua.

Shahini në prag të fillimit të vitit shkollor ka bërë një apel për të gjithë që të shtojnë kujdesin dhe të ndërmarrin çdo masë parandaluesuese për frenimin e COVID-19.

Po ashtu ajo bën thirrje të zbatohet me seriozitet protokolli shëndetësor për shkollat dhe çdo rregull tjetër.

 

STATUSI NGA BESA SHAHINI

Ndihem shumë e keqardhur për mësuesin tonë nga Pogradeci që ka humbur jetën nga COVID-19 dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, nxënësve dhe kolegëve të tij.

Me këtë rast, apeloj fort sërish që të shtojmë kujdesin duke ndërmarrë çdo masë parandaluese për frenimin e koronavirusit, si dhe duke zbatuar me seriozitet çdo rregull e protokoll shëndetësor që ka në thelb mbrojtjen e shëndetit tonë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb