ISLAMABAD

Dhjetëra mijëra njerëz protestuan në të gjithë Pakistanin të premten kundër ribotimit të karikaturave të revistës franceze Charlie Hebdo që përqeshin Profetin Muhamed, duke brohoritur “Vdekje Francës” dhe duke bërë thirrje për bojkot të produkteve franceze.

“Prerja e kokës është ndëshkimi i blasfemuesve”, lexohej në një nga pankartat që mbanin protestuesit. Karikaturat që portetizojnë Profetin Muhamed shkaktuan zemërim dhe trazira midis myslimanëve në të gjithë botën në 2005 kur ato u botuan për herë të parë nga gazeta daneze Jyllands-Posten.

Më parë këtë javë, Charlie Hebdo – një e përjavshme satirike – ringjalli karikaturat në fillimin e gjyqit të bashkëpunëtorëve të dyshuar në një sulm të militantëve islamikë në zyrën e medias në Paris në janar 2015.

Të armatosurit islamikë që sulmuan Charlie Hebdo, duke vrarë 12 persona, kërkuan të hakmerreshin për Profetin Muhamed, tha një gjykatë franceze e dëgjuar të mërkurën në ditën e parë të gjyqit. Publikimi i karikaturave u përmend si arsye e sulmit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Protestat e së Premtes u organizuan nga partia islamike me vijë të ashpër Tehreek-e-Laibak Pakistan (TLP) me tubime të mbajtura në Karaçi, qyteti më i madh i vendit, si dhe në Raualpindi, Peshauar, Lahore dhe Dera Ismail Khan.

Protestuesit paralizuan trafikun në Karaçi, kryeqyteti financiar dhe i biznesit të Pakistanit.

“Ribotimi i karikaturave përbën terrorizëm të madh; ata përsërisin akte të tilla blasfemie kundër Profetit Muhamed çdo disa vjet. Duhet të ndalet”, tha Razi Hussani, udhëheqësi i rrethit TLP në Karaçi.

Mbledhje të ngjashme të mbajtura në Pakistan në 2015 u kthyen të dhunshme, me shumë të plagosur ndërsa policia u përlesh me protestuesit duke u përpjekur të dilnin drejt konsullatës Franceze në Karaçi.

Qeveria e Pakistanit gjithashtu dënoi ribotimin e karikaturave. Ministri i Jashtëm Shah Mehmood Qureshi tha se vendi i Azisë Jugore besonte në lirinë e shprehjes, por një liri e tillë nuk do të thotë një licencë për të ofenduar ndjenjat fetare.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb