Gazetari, skenaristi dhe autori Andrea Purgatori, i lindur në vitin 1953, vdiq sot në një spital të Romës, pas një sëmundjeje të shkurtër.

Për vite të tëra te gazeta “Corriere della Sera”, ku merrej me terrorizmin, shërbimet secrete dhe krimin, ai iu përkushtua me këmbëngulje masakrës së Ustikës së vitit 1980. Autor i shumë shkrimeve, ai prezantoi me sukses emisionin “Atlantis” në La7.

Të flasësh për Andrea Purgatori do të thotë të nisesh nga një pikë thelbësore e jetës së tij profesionale, e cila me kalimin e kohës është bërë një lloj sinonimi për të.

Falë angazhimit të tij dhe një pune të madhe, hetimi për masakrën e Usticës ka mbetur i hapur.

Andrea Purgatori ka zbuluar gënjeshtrat dhe mosveprimet e atyre që çuan përpara tezën e një bombe që shpërtheu në bordin e “Itavia”, e cila më 27 qershor 1980 po udhëtonte me 81 persona në bord, duke zbuluar se si katastrofa ishte shkaktuar nga përplasja me një raketë.

Dhe duke qëndruar gjithmonë në krah të familjeve të viktimave dhe mbi të gjitha duke garantuar kërkimin e së vërtetës.

Kjo është arsyeja pse Purgatori dhe Ustica është bërë një sinonim, një markë profesionale e vazhdimësisë së jashtëzakonshme, e dëshirës për të arritur tek e vërteta, për të mbrojtur familjet e viktimave, që e kanë gjetur veten pa një të dashur dhe të privuar nga e drejta e tyre për të ditur se çfarë ka ndodhur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb