Ndërron jetë në burgun e Peqinit Andon Mëhillaj, i dënuar me burg përjetë, anëtar i bandës së vrasësit me pagesë Julian Sinanaj. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se janë familjarët e Mëhillajt ata që kanë publikuar lajmin për vdekjen e tij, duke ngritur dyshime se mund ta kenë helmuar. Pritet ekspertiza për të përcaktuar shkakun e vdekjes së tij.

Andon Mëhillaj, i cili në rrethana ende të paqarta u gjet i pajetë në burgun e Peqinit, ishte i dënuar me burgim të përjetshëm për një serë veprash penale.
Në 2014 ai u vetëdorëzua në policinë e Vlorës, pasi ishte shpallur në kërkim si pjesë e kësaj bande famëkeqë, pas të cilës fshihen disa vrasje dhe jo vetëm.

Mëhillaj u akuzua se ishte sekseri që ndërmjetësonte ‘pazaret’ mes biznesmenëve dhe Julian Sinanajt, duke bërë rolin e negociatatorit. Po ashtu pjesë e bandës ishte dhe kushëriri i tij, Genis Mëhillaj, i cili figuronte në faqen e Interpolit si person në kërkim për “Akte terroriste” dhe “Financim të terrorizmit”.

Ata shpërbleheshin me 20-30 mijë euro për “punën” e tyre.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb