Juan Vicente Pérez Mora nga Venezuela, i cili në vitin 2022 u shpall si njeriu më i vjetër në botë, në Librin e Rekordeve Botërore Guinness, vdiq dje.

I moshuari ndërroi jetë në moshën 114-vjeçare, njoftuan sot autoritetet dhe familja e tij.

“Juan Vicente Pérez Mora ka kaluar në përjetësi në moshën 114-vjeçare. Ky njeri nga El Cobre i dha Venezuelës rekordin më jetëgjatë të dhënë nga Rekordet Botërore Guinness,” tha presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro në një postim në rrjetet sociale X.

Më 4 shkurt 2022, Juan Vicente Pérez Mora, atëherë 112 vjeç e 253 ditë, u njoh zyrtarisht si personi më i vjetër në planet, sipas faqes së internetit të Rekordeve Botërore Guinness. Babai i 11 fëmijëve, Juan Vicente Pérez Mora kishte në vitin 2022 41 nipër e mbesa, 18 stërnipër dhe 12 stërnipër.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb