TIRANE- Kryebashkiaku Erion Veliaj në një lidhje telefonike për ‘News24’ bëri një përmbledhje të situatës në qarkun e Tiranës pas përmbytjeve që u shkaktuan nga reshjet e shiut.
Ai pohoi se tashmë rreziku i madh ka kaluar për Tiranën, por kjo nuk do të thotë se qytetarët të neglizhojnë situatën.

Zoti Veliaj si paraqitet situata?
Situatë paraqitet drejt stabilizimit. Po zhvendoset drejt periferisë problemi, që janë zonat malore. Në jug të Tiranës ka pasur rrëshqitje. Situata po shkon drejt stabilizimit. Kemi disa punë nëpër fshatra. Pjesa më e madhe e qytetit furnizohet me energji, madje edhe me ujin e pijshëm. Duhet të jemi të kujdesshëm për ujin e pijshëm 365 çerdhe janë të hapura. Pavarësisht se ka pasur urdhër për t’i mbyllur. Ato funksionojnë me 1/3 e kapacitetin.

Cilat kanë qenë zonat më problematike ku ka qenë ndërhyra më e madhe?
Nëse tipikisht kemi pasur probleme në këto 10 vite e fundit, që ka qenë Pallati me Shigjeta, apo Don Bosko, s’ka më tani. Problemi u zhvendos. Sot lumi i Tiranës ka qenë në nivelet e tij dhe në shtrat. Evitoni udhëtimet në Zall Bastar, edhe në fshatrat e thellë. Pjesa më e madhe po punon në zonat informale. Në kufi me Kamzën, me Vaqarrin. Një pjesë e madhe problematikash është në ato lagje, ku është ndërtuar mbi kanale, si në Shkozë. Nëse jemi brutal me natyrën, ato do jetë me ne. Situata emergjente është thuajse e normalizuar. Jo vetëm mbetje, por edhe divane kemi gjetur në kanale.

A ka kaluar rreziku për Tiranën?
Për Tiranën ka kaluar rreziku. Por nëse do dalim të gjithë për të qarkulluar me mjete, s’do ishte e mirë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: