Veliera më e madhe në botë e ka kaluar ditën e Kurban Bajramit në Durrës, ndërsa turistët elitarë i solli në Krujë. Anija është rikthyer në Portin e Durrësit, pas 3 viteve mungesë, e konsiderohet si veliera më e madhe në botë.

“Sea Cloud” është ankoruar mëngjesin e sotëm në kalatën nr.4 të portit, ndërkohë që pritet të largohet pasditen e sotme, për të udhëtuar drejt Sarandës.

Anija super luksoze e ka vizituar për herë të fundit portin tonë vjeshtën e vitit 2019, vit përgjatë të cilit u ankorua 3 herë në Durrës.

Anija luksoze me gjatësi 109.5 metra është ankoruar në kalatën nr.4 të portit, shumë pranë vinçave të ngarkim shkarkimit.

Mjeti lundrues thuajse 100-vjeçar (është prodhuar në vitin 1931) shërben që nga viti 1979 si kroçerë.

Në bordin e velierës “Sea Cloud” ndodheshin 50 turistë elitarë, të cilët kanë vizituar gjatë paradites qytetin e Krujës.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb