PARIS – Ahmed Merabet ishte oficeri i parë i policisë që u qëllua gjatë sulmit terrorist në gazetën “Charlie Hebdo”. Ai u qëllua për vdekje me gjakftohtësi.

Vëllai i tij, Malek Merabet, duke folur për një grup të afërmish të mbledhur në Paris, (në foton në grup) tha se terroristët e injoruan lutjen e vëllait të tij për t’i falur jetën, ndërkohë që ishte i shtrirë në rrugë i plagosur, por, përveç origjinës së tyre algjeriane, ata nuk kishin asgjë të përbashkët me të.

“Vëllai im ishte mysliman dhe u vra nga dy terroristë, nga dy myslimanë të rremë,” tha ai. “Islami është fe e paqes dhe dashurisë. Vëllai im (në foto i vetëm)ishte shumë krenar për emrin e tij, krenar që përfaqësonte Policinë dhe që mbronte vlerat e Republikës – liri, barazi, vëllazëri, – tha ai.

Malek kujtoi që vendi po përballon një betejë kundër ekstremizmit, jo kundër qytetarëve myslimanë ndaj ai u bëri thirrje, racistëve, islamofobëve dhe antisemitëve se askush nuk duhet të ngatërronte ekstremistët me myslimanët.

Gjithashtu, Malek bëri edhe një vërejtje tjetër: Jam shumë i indinjuar me disa gazeta dhe revista, – tha ai, – që kanë abuzuar me imazhin e vrasjes së vëllait tim. Revista “Le Point” nuk duhej ta publikonte foton e ekzekutimit te vellait ne faqe te parë.”

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb