Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, duket se po e shfrytëzon mjaft mirë ditët e qëndrimit në Australi, ku është dhe pjesë e jurisë së “The Vocie of Australia”.

Së fundmi këngëtarja, ka publikuar në rrjete sociale foto ku shfaqet me bikini, e po shijon në maksimum rrezet e nxehta të diellit.

“Është bukur sot. Shumë falenderuese”, ka shkruar Rita përbri fotove të publikuara.

Rita ndërkohë shfaqet në një palë bikini ngjyrë bezhë, ndërsa vjen e mrekullueshme pa makijazh.

Vlen për t’u përmendur se 30-vjeçarja Ora po shijon edhe suksesin e projektit të fundit të quajtur “Bang”, që ka arritur mbi 20 milionë dëgjime në Spotify.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb