Kukësi po zhgënjen tifozët me paraqitjet e edicioneve të fundit, me rezultatet që nuk kanë qenë të duhurat, për një skuadër që gjithmonë ka synuar majat. Sipas asaj që shkruan Panorama Sport, klubi verilindor mund të kalojë në pronësinë e kazakëve të Astanës. Ende nuk ka asgjë zyrtare, por në bazë të asaj që shkruhet, palët janë në negociata.

Në këto momente që po flasim është e vështirë të flitet për shifra, me këto të  fundit që me gjasë do përcaktohen në fund. Ajo çka mund të shtyjë më shumë këto tratativa drejt një marrëveshje ka të bëjë me problemet në familjen Gjici.

Në sezonin që aktualisht po luhet, Kukësi renditet në vendin e gjashtë. Të reja të rëndësishme priten në vijim, me tifozët që shpresojnë për më të mirën për ekipin e tyre të zemrës.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: