Tani është zyrtare. Marco Verratti largohet nga Paris Saint-Germain dhe nga futbolli evropian për t’iu përgjigjur pozitivisht sirenave të Lindjes së Mesme. Ai nuk do të luajë në Ligën Pro të Arabisë Saudite, por në Katar, ku do të mbajë fanellën bardhekuqe të Al Arabit. Sa i takon shifrave zyrtare, Verrati ka nënshkruar një kontratë që do të zgjasë për 3 vite dhe do të përfitojë 90 milionë euro gjatë kësaj periudhe.

“Jam shumë krenar që kam veshur fanellën e PSG-së për më shumë se një dekadë, dhe që kam luajtur përkrah shumë futbollistëve të mëdhenj. Parisi, klubi dhe tifozët, do të kenë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time. Do të jem tifoz i PSG-së gjatë gjithë jetës sime”, u shpreh Verratti. 30-vjeçari luajti 11 sezone në Paris, me përformancën e tij që ka qenë mjaft pozitive. Më parë, Verrati ka kontribuar për Pescaran.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: