Ishujt Faroe është kombëtarja e cila do përballet me Shqipërinë sonte në “Air Albania”, në orën 20.45. Përfaqësuesja modeste, ashtu siç pritej, renditet në vendin e fundit të kualifikueseve, ku ka grumbulluar vetëm 1 pikë.

E vetmja pikë në këtë fushatë kualifikuese të Europianit është falë një barazimi 1-1 në transfertën moldave. Në të  gjitha ndeshjet e tjera, Ishujt Faroe kanë pësuar disfatë.

Sa i takon futbollistëve që ka në dispozicion trajneri suedez, Ericson Hakan, shumë prej tyre luajnë në kampionatin vendas, ndërsa ka prej atyre që kontribuojnë në kategoritë e ulëta në Islandë dhe Norvegji.

Për Shqipërinë, ky kundërshtar vjen në momentin kur duhet, pasi përveç se kemi siguruar Europianin, do na mjaftonte një pikë për vendin e parë në grup.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: