Historia ka ndryshuar totalisht në Grupin E, kjo për meritë të Shqipërisë që mënyrë surprizë dominoi të gjithë rivalët, me lojë dhe rezultat. Në sfidën e fundit, atë kundër Ishujve Faroe, në letër është një ndeshje që nuk ka shumë histori, me kuqezinjtë që zbresin në fushë si favoritë absolut. Një fitore e mundshme e Shqipërisë sot kuotohet me koeficientin 1,29.

Bastet
Bastet

Një barazim në “Air Albania” vlerësohet me 5,50. Për kompanitë e basteve, një fitore e mundshme e Ishujve Farore duket thuajse e pamundur pasi vlerësohet me koeficientin 11. Ishujt Farore nuk e kanë bërë kurrë diçka të tillë në këtë grup teksa kanë marrë vetëm një barazim dhe kanë pësuar 6 humbje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb