Starton këtë të enjte emisioni më i ri investigativ në News24. Me një titull të goditur, ‘Vetting’, nga Agim Baçi, emisioni investigativ do të nisë transmetimin në orën 20:05 në ekranin më të besuar të shqiptarëve.

I ftuar në rubrikën ‘Opinionin’ në News24, autori i emisionit, Agim Baçi tregoi fokusin e këtij emisioni. ‘Vetting’ do të ketë fakte e dokumente për korrupsionin, neglizhencën e institucioneve apo shkeljet në barazinë e tenderave. Qëllimi është i fokusuar në pyetje të drejtëpërdrejta: ku shkojnë paratë e shqiptarëve? A shkojnë në destinacion taksat tona? Çfarë ndodh me paratë për rrugët? A i sigurojmë ilaçet për fëmijët? Si monitorohet incenerimi i mbetjeve. Ku çalojnë këto hallka? A është e qëllimshme apo paaftësi?”,  tha Baçi, duke zbuluar disa edhe nga pyetjet që ka ky emison ka ndjekur në investigimin e tij.

Mes të tjerash Baçi tregoi se çfarë e nxiti që të krijonte këtë emision, ndërsa tregoi se në 35 minuta do të dalin në dritë shumë fakte përmes dokumenteve dhe me emra.

“Nëse nuk i bëjmë aleatë qytetarët, kjo është shqetësuese. Do t’i kushtojmë vëmendje fëmijëve, minorenëve, të tregojmë se ku po i rrisim fëmijët. Çdo prind pyet se ku po i rrit fëmijët. Të gjithë ne bashkë mund të shërbejmë për mirërritjen e fëmijëve, që të kenë dashurinë dhe të jetojnë dhe të shohin të ardhmen këtu.”, tha gazetari Baçi.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb