Familja Beckham po kalon disa pushime familjare. Victoria dhe David Beckham po shijojnë një pushim me dy fëmijët e tyre, Cruise dhe Harper.
Siç ka bërë të ditur stilistja e njohur përmes llogarisë personale në Instagram, ata po bëjnë pushimet verore në një jaht.
Ajo donte t’i jepte audiencës së saj një shije se si e kalonin fundjavën e fundit të gushtit, ndaj publikoi materiale në Instagram.
Mes fotove që ajo ka postuar në momente të ndryshme gjatë festave, është edhe një foto e saj dhe e bashkëshortit në momente pikante.
View this post on Instagram
Konkretisht, në foto çifti ndan një puthje në sfondin e perëndimit të diellit. Në mbishkrimin e postimit të saj, Victoria Beckham shkroi: “Kohët me familjen janë gjithçka ? Fundjavë e lumtur, puthje nga të gjithë. Të dua David, Cruise dhe Harper. Më mungoni Brooklyn dhe Romeo”.