Vasjan Lami, Kastriot Çaushi e Marjana Kondi janë bërë bashkë në filmin komedi të regjisorit Jonid Jorgji. Aventurat e keqkuptimet shkaktojne të qeshura, ndërsa regjisori Jorgji, i cili ka punuar edhe me skenarin shprehet se nuk mungojnë as episode dramatike.

I ftuar në studion e “Vila24”, moderuar nga Brunilda Lahe, Jorgji thotë se ka shkruar skenarin duke pasur ndërmend pikërisht Lamin e Çaushin, me role që kanë fare pak edhe nga personaliteti i tyre, ndërsa për Kondin shprehet se krijoi personazhin e gruas xheloze që aventura e dy miqve në Itali të mos ishte edhe aq “e lehtë”.

Lidhur me vështirësitë e realizimit, Jorgji shprehet se për shkak të buxhetit të vogël, u është dashur të xhirojnë me intensitet të lartë, kur pas 20 orësh punë, aktori Vasjan Lami nuk po qëndronte dot më në këmbë, madje post produksionit i është dashur t’i shuajë këto skena.

Sa u përket kritikave, Jorgji veçon njërën prejt tyre, ku filmi i tij është konsideruar si komedi ndryshe, që i ka bërë edhe të qajnë, e kjo i ka dhënë kolorin e duhur. “2 luanë drejt Venecias” tashmë shfaqet në kinematë e Shqipërisë e Kosovës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb