Ndërkohë që ishte në një vizitë në Ukrainë, aktorja Angelina Jolie, është dërguar me urgjencë në një lokacion të sigurt, pas nisjes së një sulmi nga trupat ruse në Lviv.

Jolie, 46 vjeçe, tërhoqi vëmendjen kur u shfaq në një video duke ecur me shpejtësi me një shoqërues nën zhurmën e një sirene që paralajmëronte sulm ajror.

Ndërsa grupi u filmua duke u larguar drejt sigurisë, një anëtare femër nga ekipi i Jolie u kthye nga kamera dhe tha: ‘Të lutem, jo më shumë’.

Vetë aktorja u kthye nga kamera dhe tha: “Jam mirë”.

Jolie ka punuar si e dërguar speciale për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (OKB) për shumë vite, por specifikat e udhëtimit të saj në Ukrainë janë të paqarta.

Lviv ka qenë nën sulm nga ushtria ruse në javët e fundit dhe në fillim të këtij muaji, një sulm me raketa në qytet la të paktën shtatë njerëz të vdekur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb