Arsenali mori një fitore të vyer 2-1 ndaj Leeds në shtëpi, në ndeshjen e vlefshme për Premier League. Golat për vendasit u realizuan në 10 minutat e para dhe kanë të njëjtin autor. Bëhet fjalë për Nketiah, që “tundi rrjetën” përkatësisht në minutën e pestë dhe të dhjetë.

 

 

Leeds do reagonte vetëm në minutën e 66-të me Llorenten. Gjithsesi, gol thjeshtë për statistikë, pasi në fund me 3 pikë do dilte ekipi i Artetas.

Arsenal është në vendin e katërt me 66 pikë. Leeds është e 18-ta.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb