Interi Miami nuk ka shkuar më shume se një barazim 1-1 ndaj Los Angeles Galaxy, në takimin e vlefshëm për kampionatin. Në Dignity Health Sports Park (Carson, CA), vendasit patën shansin e artë për të kaluar në epërsi me Riqui Puig, por futbollisti spanjoll gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Gjithsesi, Los Angeles kaloi në avantazh në minutën e 75-të, me anë të Joveljic.

Inter Miami shpëtoi nga humbja në fund, teksa Messi shfytëzoi në maksimum një asist të Jordi Albës. Messi me shokë synojnë që këtë sezon të fitojnë të gjithë trofetë e mundshëm, me grupin që është mjaft i fortë.

Ndeshja e radhës për Inter Miamin është e programuar për datën 2 mars, ku në Chase Stadium (Fort Lauderdale, FL) do përballet me Orlando Cityn.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: