Në rolin e Carmen, që përçon forcën e një gruaje, Anbeta Toromani rikthehet në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, duke I dhënë jetë një personazhi, që bashkon ndjesi klasike me prekje bashkëkohore. Shfaqja që merr jetë më muzikë të Zhorzh Bize, përmes koreografisë së Amedeo Amodio, bashkon dy botë në një, të mishëruara nga Toromani qe ne këtë proces gjen mënyrën për te shkuar te vetja.

“Unë kthehem pas disa vitesh me kënaqësi dhe me vështirësi Është një rol që më ka vënë në diskutim, sepse nuk jam aspak karakter i Carmen-it, por me sa duket diku brenda meje paska qenë një Carmen. Është një balet që është akoma shumë i freskët. E kam për nder të performoj këtë balet, për shkak të maestros, se është i pari që më ka thirrur për ta bërë. Më pëlqen gjuha e tij e dhe karakteri i tij në balet. Duket një balet i bërë në këto ditë, i sotshëm. Kështu që nuk vë në vështirësinë për të mos qenë vetvetja, është ekzaktësisht e kundërta: gjen mënyrën për të qenë absolutisht vetvetja”, tha balerina.

Ndërsa hedh hapa të sigurtë në një skenë ku u rrit dhe u formua, ajo kthen kokën pas për të vlerësuar të rinjtë, që si ajo dikur kanë ëndrra të mëdha.
“Talenti nuk mungon këtu, por pastaj ka edhe çështje te tjera. Talenti është vetëm 30%, puna është 70%, ndaj duhet shume pune”, tha ajo.

Drejtori i Baletit në TKOB, Edi Blloshmi, vë në dukje një shfaqje ku pasioni, forca dhe eleganca bashkohen në një nga figurat më të skenës

Nën dirigjimin e Gridi Krajës, Trupa e Baletit dhe Orkestra Simfonike e TKOBAP-së kanë ndërtuar një shfaqje ku lëvizjet e tingujt, I japin jetë personazheve dhe përmes tyre mesazhe shoqërisë me gjuhën e trupit. Në rolin e Carmen janë Anbeta Toromani dhe Adela Muçollari, ndërsa përballë tyre, Don José vjen nga Alessandro Macario dhe Dion Gjinika.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb