Totenhemi ishte fituesi i madh i mbrëmjes së sotme në Champions, ku arriti të dilte me një barazim nga sfida me Barcelonën, 1-1 në “Camp Nou”, dhe ndërkohë, po me të njëjtat shifra u mbyll edhe sfida në Milano mes Interit dhe PSV. Në këtë mënyrë, Barcelona del e para në grupin B, ndërsa Totenhemi i dyti me 8 pikë, aq sa Interi, por me një bilanc më të mirë në ndeshjet direkte.
REZULTATET
Klub Bryzh-Atletiko Madrid 0-0
Monako-Dortmund 0-1
(Guerreiro 15′)
Crvena Zvezda-PSG 1-4
(Gobeljiç 56′ / Kavani 10′, Nejmar 40′, Markinjos 74′, Mbape 92′)
Liverpul-Napoli 1-0
(Salah 34′)
Barcelona-Totenhem 1-1
(Dembele 7′ / Lukas 85′)
Inter-PSV 1-1
(Ikardi 73′ / Lozano 13′)
73’ Ikardi barazon shifrat ndaj PSV, pasi iu vodh mbrojtjes holandeze.
13’ PSV ndëshkon Interin, Lozano mposht Handanoviç, pas një gafe në mbrojtjen nga Azamoah.
6′ Shtyllë e Perisiç.
Panoramasport