Sapo ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë fjalën në sallën e Kuvendit, ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha nuk ka shfaqur dëshirën që ta dëgjojë, por është larguar nga salla.

Ai është kapur nga kamerat duke folur në telefon, ndërsa ka dalë nga salla.

Kujtojmë se Berisha dhe Basha në deklaratat e tyre për mediat sot shigjetuan në akuza njëri-tjetrin. Berisha nga një anë e cilësoi Bashën si peng të Ramës, ndërsa ish-lideri i PD-së tha se ish-kryeministri ka qëllime personale me selinë blu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb