Juventus është kualifikuar për në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, pasi mundi 1-0 Lazion. Ekipi i Maximilliano Allegrit ishte dukshëm më kërkues në pjesën e parë. Aksionet e rrjedhshme, të shpejta dhe shpejtësia nga krahët e lojtarëve bardhezi vendosën në vështirësi shumë herë lacialët.

Gjithsesi, goli i “Zonjës së Vjetër” do vinte vetëm në fundin e fraksionit, kur një krosim perfekt i Filip Kostiç shkon te Bremer, që nuk fal në raste të tilla. Sa i takon Elsi Hysaj, mbrojtësi shqiptar ishte lënë në pankinë nga trajneri i ekipit kryeqytetas, Sarri. Juventus do të përballet në fazën tjetër me Inter.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb