Ekipi i televizionit arab Al Arabia është futur në fabrikën ku prodhohet vaksina kundër COVID-19, në Marburg të Gjermanisë nga kompanitë Pfizer dhe BioNTech.

Aty filloi prodhimi i vaksinës vetëm pak disa pasi kompanitë morën lejen për shitjen e dozave të vaksinës kundër coronavirusit.

Fabrika e cila është e dyta në Evropë sa i përket kapaciteteve prodhuese, ka një kapacitet për prodhimin e miliarda dozave në vit dhe punon 24 orë pa ndërpre në shtatë ditës të javës.

Rreth 400 persona punojnë në prodhimin e vaksinës brenda fabrikës, kurse i tërë procesi i prodhimit të një serie zgjat rreth gjashtë ditë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb