Përbërësit
300 gr miell 00
150 gr miell karrube
50 gr miell kuinoa
2 lugë pluhur pjekje
1 lugë sodë buke
100 gr sheqer kaf
3 vezë
280 ml ujë
4 lugë vaj ulliri
Pak vanilje
100 gr arra
Pak karafil/pak kanellë

Përgatitja
Bashkojmë bashkë përbërësit e thatë dhe mënjanë përbërësit e lëngshëm. I trazojmë të dyja masat veç e veç dhe në fund i bashkojmë. Ndërkohë nxehim furrën në 160 gradë dhe vendosim bukën të piqet për 60 minuta.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb