Sokol Cikalleshi shfaqet sërish protagonist. Lojtari shqiptar ia ka dalë të realizojë dopietë sot në ndeshjen mes Konyasporit të tij dhe Kayserispor, takim ky i vlefshëm për Superligën turke, që përfundoi 2-3.

Teksa ekipi i tij po humbiste 2-1, Cikalleshi tregohet mjaft i saktë në minutën  e 52-të, duke çuar topin pas shpinës së portierit.  Goli i dytë dhe i epërsisë që mban firmën e tij, do vinte 10 minuta më pas.

31 vjeçari ka luajtur 24 ndeshje këtë sezon dhe ka “përshendetur” rrjetën 9 herë. Për futbollistin e Kombëtares kuqezi ky është sezoni i dytë me këtë fanellë. CV e tij përfshin të tjera ekipi të mëdha nga Turqia si Basaksehir, Goztepe, apo edhe Akhisarspor.

Duhte thënë se asistin për golin e dytë e dha Endri Çekiçi, duke vijuar me paraqitjet e mira edhe mesfushori shqiptar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb