Benfika ka bërë një përmbysje titulli, mbasditen e sotme ndaj Bragës dhe tashmë e sheh veten në vendin e parë të kampionatin portugez.
Eduardo me penallti në minutën e 35-të kaloj në avantazh Bragën dhe kështu u mbyll pjesa e parë.
Në 45-minutëshin e dytë, Benfika ka hyrë fuqishëm dhe ka shënuar tre gola në 10 minuta. Nga minuta e 59-të deri në të 69-tën u kthye rezultati. Dy herë Pizzi me penallti dhe Diaz ishin ata që ndryshuan çdo gjë.
Silva në minutën e 90-të ishte ai që për Benfikën vulosi rezultatin përfundimtar në 1-4.
Kështu Benfika i merr kreun Portos, që barazoi të premtën në mbrëmje dhe shkon në kuotën e 78 pikëve, dy më shumë se rivalët e përjetshëm.//PanoramaSport