GJERMANI- Kujdesi në drejtimin e mjetit është padyshim thelbësor për të gjithë, në mënyrë që të garantohet siguria për të gjithë përdoruesit e rrugës. E kur bëhet fjalë për mjete të tonazhit të rëndë përgjegjësia është akoma më e madhe. Por mesa duket kjo nuk len për dy të rinj shqiptarë të cilët drejtojnë një trajler në Hamburg të Gjermanisë.

Në një video të cilët e kanë publikuar në “Jetaoshqef”, dy shoferët nga Librazhdi kanë filmuar veten duke drejtuar trajlerin me ngarkesë prej 24 tonësh, në një mënyrë tepër të rrezikshme.

Në një moment, shoferi lë timonin dhe fillon të kërcejë. E pak çaste më pas e lëviz timonin me këmbë.

Duke marrë në konsideratë shpejtësinë me të cilën lëvizte trajleri, i cili sipas shoferëve mbante skela hekuri, duhet thënë se kjo është një “çmenduri” tepër e rrezikshme.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: